Komuna e Gostivarit me klubit e shahut “Gostivari” organizoi turneun e shahut mes nxënësve të shkollave fillore



40 nxënës nga të gjitha shkollat fillore të qytetit të Gostivarit, sot kanë marrë pjesë në turneun e shahut ndërshkollorë që u organizua nga pushteti lokal në bashkëpunium me klubin e shahut “Gostivari”. Turneu u hap nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Ai me këtë rast theksoi se shahu është një aktivitet shumë i rëndësishem për rritjen e shëndetshme të fëmijëve dhe këto gara ndihmojnë edhe për zbulimin e talentëve të rrinj në ketë sport.

Marketing

“Sot hapa turneun ndërshkollor të shahut që përfshin shkollat fillore në teritorin e Komunes së Gostivarit organizuar nga klubi i shahut “Gostivari”. Shahu është një aktivitet shumë i rëndësishem për rritjen e shëndetshme të fëmijëve dhe këto gara ndihmojnë edhe për zbulimin e talentëve të rrinj në ketë sport me të cilët besoj fuqishëm që nesër të gjithë do jemi krenarë me arritjet e tyre. Le të fitojë më i miri”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Turne u zhvillua te shkolla fillore “Mustafa Kemal Ataturk”. Nxënësit pjesëmarrës kishin nga shtatë xhiro deri në finale. Pos garimit, aktivitet ka rëndësi të veçantë, pasi fëmijët dalin nga rutina e tyre e përditshme, ata miqësohen dhe argëtohen.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit kohë më parë organizoi edhe trajnim të mësimdhënësve nëpër shkolla për shah, pasi MASH ka filluar projektin me të cilin shahu do të vendoset si lëndë nëpër shkollat fillore.