Chelsea ka pësuar humbjen e tretë radhazi në Premierligë.
Blutë janë mposhtur nga Newcastle me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit anglez.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Willock në minutën e 67-të.
Kjo është ndeshja e pestë radhazi që Chelsea nuk fiton në Premierligë, dhe humbja e tretë radhazi.
Me këtë fitore, Newcastle ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë derisa Chelsea është e teta me 21 pikë.