Rritja e subvencionit për ushqimin e studentëve nga 120 në 150 denarë në ditë, rindërtimi i konvikteve studentore me kushte të vështira, barazimi i bursave dhe lirimi i studentëve nga masat e Qeverisë kundër krizës, janë kërkesat e studentëve që protestojnë dhe e bllokojnë qarkullimin para Kuvendit.
Për sot pasdite është paraparë takimi i mbyllur për media mes studentëve – përfaqësuesve të kuvendeve universitare studentore në vend, deputetëve që propozuan propozim ligjin e ri për ushqimin e studentëve dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
“Kërkojmë rritjen e subvencionit për ushqimin e studentëve nga 120 në 150 denarë në ditë. Me faktin se Maqedonia po përjeton një shkallë të caktuar të inflacionit, nevojitet mbështetje më e madhe financiare dhe motivuese për studentët. Rindërtimi dhe rinovimi i konvikteve studentore – sepse në një pjesë të mirë të tyre kushtet janë katastrofike dhe çnjerëzore. Është gjithashtu e nevojshme të barazohen bursat dhe ata studentë që kanë marrë një bursë më të vogël, tani duhet të marrin bursën më të madhe. Gjithashtu, një kërkesë shumë e rëndësishme është përjashtimi i studentëve nga masat e qeverisë kundër krizës sepse shteti nuk duhet të kursejë në kurrizin e studentëve, tha studenti Jovan Janev, anëtar i Kuvendit studentor universitar të Universitetit “Goce Dellçev”. -Shtip para fillimit të mbledhjes në Kuvend.
Ata shprehen të pakënaqur me propozimin për ndryshime në Ligjin për ushqimin e subvencionuar të studentëve, i cili u tërhoq nga Kuvendi pas reagimeve, pasi ishte në rend dite të seancës plenare të caktuar për të mërkurën.
Në Propozim janë ndryshuar kriteret e mëparshme për fitimin e të drejtës së ushqimit të subvencionuar, sipas të cilave studentët nuk duhet të jenë përfitues të bursës nga MASH, e drejta nuk vlen për maturantët dhe për studentët, prindërit e të cilëve fitojnë më shumë se paga minimale.
“Çdo veprim ka një reagim. Ne po reagojmë për mënyrën sesi grupi dinakë dhe i pacipë i deputetëve të shumicës qeverisëse u përpoq ta shtynte këtë propozim-ligj. Shpresojmë të gjejmë një gjuhë të përbashkët sepse të gjithë jetojmë në të njëjtën shoqëri dhe kemi disa interesa të përbashkëta. Në këtë rast janë nevojat dhe mundësitë e studentëve, prandaj do të mundohemi që të drejtat e të gjithë studentëve t’i kënaqim në mënyrën më të shpejtë dhe më të mirë, shtoi Janev.
Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, tha ai, me gjasë do të vazhdojnë protestat.
“Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet dhe si do të reagonim ndaj lëvizjeve të ardhshme. Plani kryesor dhe kyç është të marrim atë që meritojmë dhe atë që na ka takuar gjithmonë, theksoi Janev.