Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski tha se ka pasur dialog konstruktiv ndërmjet shoqatave të studentëve, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe deputetëve.
“Më vjen mirë që u gjet një gjuhë e përbashkët sa i përket ushqimit të studentëve. Në takim u bisedua edhe për aspekte tjera të standardit të studentit e që ka të bëjë me infrastrukturën në konvikte dhe u dakorduam me ministrin e Arsimit se edhe në këtë pjesë do të bëhen përpjekje maksimale për të avancuar kushtet në konviktet e studentëve”, u shpreh Kovaçevski.
Kovaçevski më tej shtoi se studentët gjithmonë kanë të drejtë ta thonë fjalën e tyre, ti thonë qëndrimet.