Gjykimi “Besa Trans”, pronari nuk ndjehet fajtor për falsifikim

Drejtuesi i Kompanisë së autobusëve “Besa Trans” Bekim Haxhiu tha se nuk ndjehet fajtorë sa i përket akuzës për falsifikim të çertifikatës së licencës për udhëtim ndërkombëtarë. Prokurori, Vlladimir Milloshovski tha se autobusi i “Besa Trans” që nuk ka poseduar çertifikat të licencës, 20 herë ka kaluar kufirin në vitin 2021.
Ndërkohë, Përfaqësuesi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve që është kompetente për dhënien e licencave, tha se kompania “Besa Trans” ka pasur Licencë për udhëtim ndërkombëtar, mirëpo autobusi i cili u aksidentua në Bullgari, nuk ka poseduar çertifikatë nga licenca për transport ndërkombëtarë.
Sipas mbrojtjes në këtë rast nuk bëhet për falsifikim dokumenti siç pretendon prokuroria. Alispahiq, thekson se autobusi i aksidentuar i ka përdorur çertifikatat e autobusëve të tjerë për të udhëtuar, por në as një rast nuk ka falsifikuar document. Se si ka qenë e mundur të udhëtohet me çertifikatë të autobusëve tjerë, Alispahiq thotë se organet hetuese duhet të hetojnë se si i kanë lëshuar doganierët.
“Nuk është bërë përmirsim i licencave egzistuese, e as që janë licenca joegzistuese, nuk janë të falsifikuara me qëllim të kalimit në pikat kufitare. Janë shfrrytëzuar licencat e vlevshme të automjeteve që janë në pronësi të “Besa Trans”… Pyetjen se si ka kaluar kufirin autobusi që vitin e kaluar u dogj në Bullgari, e kanë organet e hetimit.”, tha avokati mbrojtës Asmir Alispahiq.
Seanca e radhës është me 23 nëntor, ndërsa pritet të dëshmojnë nga Drejtoria e Doganave.