Sulmi me raketa ruse mbi Poloni, reagon Pentagoni: ShBA do mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-së

ARLINGTON, VIRGINIA - OCTOBER 18: Pentagon Press Secretary Brig. Gen. Pat Ryder holds a press briefing at the Pentagon on October 18, 2022 in Arlington, Virginia. Ryder spoke on America's ongoing support for Ukraine and resistance to Russian President Vladimir Putin, as well as the Defense Department's relationship with SpaceX. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

Raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë në një qytet në kufi me Poloninë, u është përgjigjur edhe Pentagoni.

Marketing

Sekretari për media i Departamenti të Mbrojtjes, Pat Ryder, ka thënë se SHBA është “në dijeni të raportimeve se dy raketa ruse kanë goditur një qytet brenda Polonisë pranë kufirit me Ukrainën”, raporton CNN.

Sidoqoftë, sipas CNN, aktualisht ata nuk kanë informata konkrete për t’i vërtetuar këto raportime.

Departamenti i Mbrojtjes përsëriti se SHBA “do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s” derisa presin për më tepër detaje.

Ryder po ashtu tha se ShBA’të e marrin shumë seriozisht mbrojtjen e trupave të tyre ushtarake, pavarësisht se ku shërbejnë ata.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e forcës ushtarake, ne gjithmonë e marrim shumë seriozisht sigurinë e trupave tona, pavarësisht se ku po shërbejnë”, tha Ryder.

Si pasojë e raportimeve se dy raketa ruse kanë rënë mbi një qytet kufitar në Poloni, ku edhe humbën jetën dy persona, qeveria polake ka thirrur mbledhje të Sigurisë Kombëtare.

Një zyrtar i qeverisë, ka thënë se ky takim është thirrur “si pasojë e një situate emergjente”, pa shtuar më tepër informata, raporton CNN.

Ai ka thënë se detajet do të bëhen publike pas takimit, derisa autoritetet polake ende nuk kanë dalur me një konfirmim zyrtar lidhur me raportimet se këto sulme kanë ardhur nga Rusia.