Sot në mëngjes shtatë shkolla të Shkupit kanë marrë denoncime për bomba.
Sipas MPB-së, denoncimet janë marrë rreth orës 09:30.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.