Sindikata Franceze e Gjyqtarëve ka njoftuar mëngjesin e sotëm se gjyqtari i Ligue 1, Johan Hamel ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare, transmeton Gazeta Metro.
Ndërkaq, siç ka raportuar mediumi francez, L’Equipe i njëjti ka pësuar një goditje në tru gjatë stërvitjeve.
Hamel kishte qenë arbitër në Superligën e Francës që nga sezoni 2016/17, duke ndarë drejtësinë në 136 ndeshje prej të cilave tetë këtë edicion.
Ai së fundmi ishte gjyqtar kryesor në duelin mes Lille dhe Rennes më 6 nëntor, kurse ishte asistent i VAR’it në fitoren e PSG’së ndaj Auxerre (5-0) të dielën.
Francezi ka marrë pjesë po ashtu edhe si gjyqtar i katërt në disa ndeshje europiane. Ai ishte deleguar për sfidën e Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’ kundër Celtic këtë sezon, si dhe në disa ballafaqime të Europa League dhe Conference League gjatë viteve të fundit.