Arta Nitaj është në mesin e femrave më të përfolura për figurën trupore.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga afro 340 mijë fansa në Instagram, admirohet për linjat e fizikut të saj.
Mirëpo, për të pasur një trup të tillë të tonifikuar duhet edhe angazhim i madh në palestër, gjë që ajo e bën rregullisht.
Gjatë të mërkurës, Arta e ka publikuar një video në InstaStory, në të cilën ka pozuar nga palestra.
Me tuta dhe jelekë sportivë që ia vënë në plan të parë bukurinë trupore, ajo ka marrë edhe një herë pëlqimin e fansave të saj.