Zëvendësohen deputetët serbë në Kosovë

Dhjetë deputetët e Listës Serbë në Kuvendin e Kosovës të cilët dorëzuan mandatet e tyre disa ditë më parë, janë zëvendësuar këtë të enjte me deputetë të tjerë nga partitë serbe.

Marketing

Nëntë prej tyre vinin nga lista, ndërsa i fundit i përket Iniciativës Qytetare.

Pas betimit 9 deputetët e Listës Serbe janë larguar menjëherë nga salla, duke mos marrë pjesë në diskutimet për buxhetin e 2023, ndërsa deputeti nga Iniciativa Qytetare, qëndroi.

Dorëheqjet e 10 deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës erdhën si pakënaqësi ndaj veprimeve të Prishtinës për zbatimin e vendimit për targat.

Veprimit të tyre iu bashkëngjitën një sërë subjektesh politike e po ashtu edhe policët, gjyqtarët dhe këshilltarët komunarë.

 

Pas zëvendësimit të deputetëve në Kuvend, tashmë pritet të organizohen zgjedhje vendore në ato komuna ku serbët dhanë dorëheqjen.

 

Qeveria e Kosovës tha se nuk do të tërhiqet nga vendimi i saj për shtrirjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin .

Marketing