Aksident tragjik në Shkup / Goditet për vdekje një çiklist, një tjetër me lëndime dërgohet në spital

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në qarkoren e Shkupit, ku një automobil ka goditur dy çiklistë. Njëri nga çiklistët ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri sipas MPB-së është dërguar spital.

“Në ora 15:48 është raportuar se në unazën, pas kryqëzimit të Radishanit në drejtim të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin automjeti Mazda me targa të Shkupit i drejtuar nga R.R. (63) ka goditur dy çiklistë – A.S, i cili ka ndërruar jetë në vend dhe A.P, i cili ka pësuar lëndime dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është transportuar në Qendrën e Urgjencës “Nënë Tereza”, thonë nga MPB.

Marketing