Plagosje në Studeniçan, dy vëllezërit nuk merreshin vesh për pasurinë

Mosmarrëveshja për pronën ka shkaktuar sherr mes dy vëllezërve në rajonin e Studeniçanit. Siç njoftohet nga MPB, njëri nga vëllezërit ka gjuajtur me pistoletë në drejtim të vëllait tjetër, duke i shkaktuar lëndim trupor. Rasti po hetohet nga policia dhe pas dokumentimit të plotë, do të ngrihet padia përkatëse, përcjell Klan Macedonia.

“Me datë 16.11.2022 rreth orës 14.40 në fshatin Studeniçan, Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Draçevë, e kanë privuar nga liria A.M nga Studeniçan pasi rreth orës 14:30 në hapësirën e magazinës së firmës familjare të pozicionuar në Studeniçan, pas një debati të mëparshëm për shkak të çështjeve të pazgjidhura pasurore dhe juridike lidhur me kompaninë, ka shtënë me një plumb nga pistoleta në vëllanë e tij A.M.(39) nga fshati Cvetovë, Shkup dhe i ka shkaktuar lëndim trupor”, thuhet në raportin e MPB-së.

Marketing