Sofijanova ka kthyer paratë dhe më pas ka dhënë dorëheqje nga Klinika e fëmijëve

Ministri Bekim Sali sot sqaroi se ish-drejtorja e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Aspacija Sofijanova para se të jep dorëheqje ka kthyer paratë në klinikë.

Marketing

Drejtorja e Klinikës së fëmijëve bashkë me drejtorin e Klinikës për onkologji, Nino Vasev muajin e kaluar dhanë dorëheqje pasi që në opinion u publikuan infromacione se u janë paguar shtesë për kujdestari dhe punë jashtë orarit.

Muajin e kaluar emri i Sofianovës bëri bujë në media, pasi gazetari Furkan Saliu bëri të ditur se drejtoresha merrte mbi 5 mijë euro rrogë dhe pjesa më e madhe ishte pagesë për kujdestarinë, që sipas dokumenteve që kishte Saliu, ajo nuk ka qenë në punë.

Kujtojmë se me 2 nëntor, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Sofijanova dhe Vasev dhanë dorëheqjen me kërkesë të ministrit

Marketing