Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se ka përfunduar Censusi në Serbi. Sipas tij, rezultatet thonë se në Luginë të Preshevës janë regjistruar 122 mijë e 58 qytetarë shqiptarë.
“Në një mënyre masive, si kurrë më parë, shqiptarët e Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht Censusit”, ka shkruar Arifi.
Ai ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë për kontributin e dhënë.
Arifi ka thënë se ky mobilizim erdhi si rezultat i kampanjave të gjera të institucioneve shqiptare në Luginë.