Serbët protestojnë edhe në Shtërpcë, Jevtiq paralajmëron Kurtin

Përveç në Graçanicë, serbët kanë protestuar sot edhe në Shtërpcë.

Siç raportohet nga mediat lokale serbe, në protestën në Shtërpcë kanë marrë pjesë qindra persona, shkruan lajmi.net..

Marketing

Ata mbanin në duar pankarta me thirrjet “përkrahje për vëllezrit tanë në veri”, “ndaloni dhunën ndaj serbëve”, “ne duam vetëm paqe”.

Para protestuesve madje foli edhe kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.

“Ne do të luftojmë në mënyrë demokratike dhe paqësore, sado që Kurti të na prezantojë si kriminelë dhe nuk e di si nuk na thërret, ai duhet ta dijë se ne kemi forcë të reflektuar në unitet dhe prandaj çdo serb i cili jeton në jug apo në veri duhet të ngrejë zërin kundër mizorisë, kundër dhunës dhe kundër gjithçkaje që po bën sot Qeveria aktuale e Kosovës. Ne vetëm duam të jemi vetëm dhe të qëndrojmë dhe të mbijetojmë këtu, duke mos kërcënuar askënd”, ka thënë Jevtiq.