Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, sot në Prilep realizuan takim me disa nga bujqit prodhues të duhanit dhe vizituan pikën për blerje të duhanit në kuadër të Kombinatit të duhanit në Prilep. Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, këtë vit, siç tha Kryeministri Kovaçevski, blerja e duhanit nis me çmim të rritur mbi 30% në krahasim me vitin e kaluar. Rritje ka edhe në pjesën e marrëveshjeve të kontraktuara për blerje dhe sasive të planifikuara për blerjen e duhanit.
Në vijim e përcjellim në tërësi deklaratën e Kryeministrit Kovaçevski.
Duhani është dega jonë bujqësore tradicionale por edhe e orientuar drejt eksportit që sjell një fluks valutor vjetor mbi 120 milionë euro. Nga kjo degë ekzistojnë rreth 20.000 familje, ndaj çdo masë e marrë është në interes të prodhuesve të duhanit, për të pasur një prodhim të qëndrueshëm dhe stabil.
Ne kemi treguar se interesat e prodhuesve të duhanit janë interesi kryesor i shtetit, edhe në kushtet e krizës shëndetësore dhe ekonomike, ndërsa prodhuesit e duhanit u përfshinë edhe nga ndihma e programit KOVID.
Ky është një angazhim serioz dhe shqetësim real i shtetit ndaj prodhimit të duhanit, ndaj gjithë sektorit të bujqësisë. Kjo Qeveri është në krah të bujqve, të këtyre njerëzve punëtorë, të cilët me prodhimin e tyre kanë një interes serioz në prodhimin e ushqimit dhe në zhvillimin e ekonomisë.
Ne punojmë gjithmonë për interesat e bujqve dhe në këtë periudhë të një krize të madhe energjetike të zakonshme në Evropë, ne krijojmë masa për të ndihmuar bujqit, për rritjen e prodhimit të ushqimit vendor.
Për herë të parë miratuam “Planin nacional të prodhimit të ushqimit”, i cili përmban masa specifike për të mbështetur këtë sektor të rëndësishëm në kohë krize dhe plani tashmë po zbatohet. Plani përmban një program intervenues në vlerë prej 900 milionë denarë dhe masa konkrete për rritjen e prodhimit të produkteve bazë ushqimore, për pavarësinë e importit, masa me të cilat inkurajojmë bujqit që të shfrytëzojnë maksimalisht të gjitha resurset, çdo pëllëmbë të tokës së punueshme bujqësore në vend.
Për herë të parë, ministria dikasteriale përgatiti një model të ri të shpërndarjes së subvencioneve bujqësore, i cili zgjidh të gjitha problemet e kahmotshme të bujqve, mundëson një sistem të shpejtë të pagesës së subvencioneve për bujqit dhe parandalon keqpërdorimet me subvencionet.
Ne vazhdojmë me të njëjtin ritëm për zhvillimin e bujqësisë dhe më gjerë. Maqedonia e Veriut ka resurse, ka tokë pjellore, klimë ideale, bujq punëtorë, prandaj do të vazhdojmë me masat e qeverisë, të japim mbështetje dhe që bujqësia të jetë forca lëvizëse e ekonomisë maqedonase”.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski, tha se blerja e duhanit po shkon mirë dhe se këtë vit është arritur çmimi më i lartë i blerjes së duhanit, 261 denarë për kilogram.
“Më vjen mirë që me krenari mund të them se blerja e duhanit po shkon mirë, dhe që këtë vit arritëm çmimin më të lartë të blerjes së duhanit, 261 denarë për kilogram. Janë nënshkruar gjithsej 29.653 kontrata për prodhimin e duhanit, që është 7% më shumë se vitin e kaluar. Rritje kemi edhe në sipërfaqet e duhanit me 15% krahasuar me vitin e kaluar. Këtë vit, sipas prodhimit të dakorduar, presim të blejmë 25,850 tonë, që paraqet një rritje prej rreth 10% krahasuar me blerjen e realizuar korrjen e kaluar. Këtë vit, për herë të parë, janë dhënë kontrata për 29 përfitues për blerjen e pajisjeve moderne të duhanit, përmes Programit të Zhvillimit Rural, Nënmasa 121.7. “Blerja e pajisjeve për prodhimin e duhanit”, me mbështetje financiare për shfrytëzues prej 4,5 milionë denarë. Ky është një tjetër informacion për qasjen tonë serioze ndaj prodhimit të duhanit, për herë të parë ne kemi zbatuar një nënmasë që synon veçanërisht prodhuesit e duhanit. Të gjitha këto fakte janë motiv që të vazhdojmë të kujdesemi për zhvillimin e mëtutjeshëm të prodhimit të duhanit, që bashkërisht të marrim vendime dhe të dëshmojmë një sukses të tillë siç kemi sot”, tha ministri Nikollovski.