Projekt-ligji për nëpunësit administrativ, KPMKD: Bën diskriminim në përcaktimin e rrogave

Është e paarsyeshme që administratorët e punësuar në ministri dhe sekretariate  të  kenë 10.000 denarë paga më të larta se administratorët e tjerë të punësuar nëpër institucione, konstatoi Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. Komisioni kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Shoqërisë Informatike që të tërheqin dispozitën nga propozimi – ligji për nëpunësit administrativ, sepse është diskriminues dhe ka dallim të madh në paga për punëtorët që bëjnë të njëjtën punë.

Marketing

“Punonjësit që do të merrnin paga më të ulëta do të humbnin motivimin për të punuar, do të humbiste efektiviteti dhe efikasiteti i funksionimit të institucioneve dhe në të ardhmen në afat të gjatë mund të ishte bazë për krijimin e diskriminimit strukturor që mund të shkaktonte diskriminim të drejtpërdrejtë ndaj të gjithë qytetarëve që i përdorin shërbimet e këtyre institucioneve.”,- tha kryetari i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje Kundër  Diskriminimit, Ismail Kamberi.

Në ndërkohë, Klubi bullgar “Ivan Mihajllov” nuk e ka respektuar rekomandimin e  Komisionit për Heqjen e Përmbajtjeve Kontestuese nga rrjeti social Facebook. Komisioni tani ka të drejtë të iniciojë padi për kundërvajtje, por faji i hidhet Prokurorisë Publike, sepse përmbajtja shkakton ksenofobi, padurim dhe diskriminim nga kodi penal.

“Prokuroria Themelore Publike është drejtuar komision derisa ka zgjatur afati i procedurës dhe ka kërkuar që të gjitha dokumentet dhe mendimet tona të dorëzohen. Në atë bashkëpunim Komisioni më 21 nëntor ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike informacione dhe kopje të përmbajtjeve kontestuese.”,- theksoi anëtarja e Komisionit, Vesna Pendevska.

Pikërisht sot kalon afati dhe për dy rekomandimet tjera për  ndryshimin e emrit të klubit bullgar për kontrollin e së cilës kompetente është Ministria e Drejtësisë.