Në Gjykatën Penale sot u shpall aktvendimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili ishte rrahur deri në vdekje para një klubi të natës në Parkun e qytetit në Shkup.
Në këtë proces, Prokuroria themelore publike – Shkup shpalli fajtor të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për vepër penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 nga Kodi penal dhe i dënoi me gjithsejtë 52 vjet burg.
Kështu që Anxhelo Gjorgjievski shpallet fajtor dhe dënohet me 18 vjet burgim.
Klementina Levkovska shpallet fajtore dhe dënohet me 18 vjet burgim, dhe
Andrej Kostovski shpallet fajtor dhe dënohem më 16 vjet burgim.