Rihanna – shkas i padrejtësive të “Roc Nation” kundër Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka folur edhe një herë tjetër rreth “padrejtësive” që iu kishin bërë gjatë kohës kur ishte pjesë e shtëpisë diskografike “Roc Nation”.

Marketing

Ora ka thënë se asaj iu kishte lejuar të publikonte vetëm një album, ani pse kishte incizuar këngë të shumta. Ndërsa, ka shtuar se disa prej këngëve të krijuara për të, iu kishin dhënë yllit të muzikës pop, Rihannas.

“Unë kam incizuar në atë studio për dy ose tre vjet rresht. Ishte një moment i tërë që do të ndodhte, unë xhirova një klip dhe ata e larguan atë. U ndjeva vërtet e zhgënjyer”, tha Rita, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Është raportuar se e gjithë muzika i shkonte Rihannas – ajo ishte padyshim artistja më e njohur. Fillimisht ajo refuzonte, por më pas i pëlqyen këngët që ishin kompozuar në studio dhe si rezultat i morri për vete”, ka shtuar ajo.

Për fund, ylli i hitit “Coming home” ka bërë të ditur se e kaluara me Rihanna-n, nuk i ka zbehur aspak pëlqyeshmërinë që ajo ka për të si artiste, ndërsa ka shtuar se akoma gëzon respekt për të.

“Nuk mund të flas në emër të njerëzve të tjerë, por mendoj se publikisht ata gjithmonë i vënë femrat kundër njëra-tjetrës. Unë nuk jam gjë tjetër veçse një fanse dhe gëzoj respekt për të dhe do të jem gjithmonë respektuese ndaj saj”, ka përfunduar ajo.