Kupa e Botës/ Australia mposht Danimarkën dhe kualifikohet në fazën tjetër

Australia është kualifikuar në fazën e 1/16 pas fitores 1-0 me Danimarkën ditën e sotme.

Skuadra e Arnold grumbulloi gjashtë pikë dhe tashmë përfundimisht pozicionohet e dyta.

Marketing

45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të sfidës ishte Leckie që shënoi në minutën e 60’ duke e i dhënë fitoren Australisë.

Ekipi i Australisë do të përballet në raundin tjetër me vendin e parë të grupit C, i cili do të përcaktohet mbrëmjen e sotme, nga sfidat Poloni-Argjentinë dhe Arabi Saudite-Meksikë.

Ndërkohë, sfida tjetër mes Tunizisë dhe Francës përfundoi me rezulatin 1-0. Pavarësisht tre pikëve të fituara mbrëmjen e sotme në stadiumin “Education City Stadium”, afrikanët nuk e kalojnë fazën e grupeve.