Protestuesit hedhin mjete zjarrvënëse në objektin e Qeverisë, ka të arrestuar

Një numër i madh protestuesish kanë protestuar edhe para Qeverisë së Kosovës pas vrasjes së mbrëmshme të shtatzënës, 35 vjeçare, para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Marketing

Protestuesit e mbledhur ndërtesës së qeverisë kanë hedhur mjete ndezëse.

Një protestuese, aktivistja Neri Ferizi është shoqëruar nga policë në rroba civile.

“Dorëheqja nuk mjafton”, “Polici i keni duart me gjak”, “Hapësirat private e publike të pasigurta”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave!”, janë disa na pankartat që kanë mbajtur protestuesit në duar.

Bjeshka Guri nga Kolektivi për mendim dhe Veprim Feminist ka thënë se Hamidja u vra nga shteti i cili po i lë gratë pa siguri e pa mbrojtje edhe kur ato marrin guximin ta kërkojnë atë.

“Dje edhe një burrë e vrau një grua shtatzënë në oborrin e QKUK. Hamidja u vra nga shteti i cili po i lë gratë pa siguri e pa mbrojtje edhe kur ato marrin guximin ta kërkojnë atë. E ndjera ishte nën urdhër mbrojtje. Shteti ishte paralajmëruar që ajo mund të vritej dhe e lejoi atë. Policia i ka duart me gjak. Vrasja e Hamides ka qenë e parandalueshme sikur shteti ta merrte më seriozisht ajo do të ishte gjall sot bashkë me fëmijën e saj. Gratë po vriten çdo ditë. Marre, marre”.