Shkëndija fiton Makedonija GJP, triumfe edhe për Shkupin e Strugën

Xhiroja e 17-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka rezultuar e mirë për ekipet shqiptare. Shkëndija e Tetovës fitoi duelin me Makedonija Gjorçe Petrovin të luajtur në kryeqytet. Tetovarët fituan me rezultat 3:1, me golat e Hasanit dhe dy herë që shënoi Dorievi, përderisa për ekipin e Muharem Bajramit rrjetën e gjeti, Skenderi.

Marketing

Me shifra identike fitore ka marrë edhe Shkupi përballë Bregallnicës së Shtipit. Këta të fundit shënuan të parët përmes Herreras, ndërsa kampionët përmbysën gjithçka me Alvarezin, Trapanovskin dhe Gorgjievin.

Ndërkohë Struga Trim Lum ka marrë fitore minimale ndaj Akademia Pandevit, duke triumfuar falë golit të Darko Ilievskit. Në dy ndeshjet tjera, Sileksi mundi Tikveshin me shifra 2:0, përderisa Pobeda dhe Skopje nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola.