Pamje të reja dhe nga një kënd që nuk është parë janë paraqitur nga sherri i Granit Xhakës kundër Serbisë.
Pikërisht për konfliktin me Milenkovic dhe portierin e serbëve. Në atë moment ishte Zakaria dhe Embolo që ndërhyn menjëherë për Xhakën.
Më veçanërisht Embolo që u vendos përpara Granitit, në mënyrë që ky i fundit të mos pësonte asgjë nga kundërshtarët.
Tifozët shqiptarë e kanë pushtuar faqen e Embolos në Instagram dhe në postimin e tij të fundit për ndeshjen me Serbinë, shihen vetëm komentet e shqiptarëve që e falënderojnë dhe kërkojnë që t’i jepet nënshtetësia shqiptare.
https://video.gjirafa.com/embed/ffffffff-mp4?autoplay=true&c=1