Riaktualizimi i Procesit të Berlinit me program të ri të punës paraqet lajm të shkëlqyer por i njëjti nuk paraqet zëvendësim të anëtarësimit të plotë në BE, ka vlerësuar presidenti Stevo Pendarovski në konferencën “Procesi i Rinovuar i Berlinit dhe e ardhmja e bashkëpunimit rajonal’. Sipas Pendarovskit Procesi i Berlinit paraqet instrument për kyçje sa më të shpejt të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Unionit. Ai theksoi se ndihma e paralajmëruar prej 1 milliard euro për përballjen me krizën energjetike është shenjë solidareiteti të BE-së dhe kthim të besimit në vlerat e integrimit.
“Inicijativat rajonale të këtij lloji, për shkak të pikave referente nga e kaluara dhe për shkak të planeve më të reja të cilat u prezantuan para dy muajve, vërtetojnë se kjo është mënyra më e shpejtë që ti mbledhim të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pas kauzës së njëjtë; integrim sa më të shpejtë në BE.”, tha presidenti Stevo Pendarovski.
Mariçiq: Anëtërsimi deri në vitin 2030–të
Zëvendës kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq ka theksuar se anëtarësimi sa më i shpejtë në BE do të vijojë nëse ka vullnet të qartë politik për reforma të shpejta pa improvizime nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vullnet të qartë politik edhe nga BE. Antërësimi deri në vitin 2030- të është I realizueshëm, thotë Mariçiq.
“Po promovohet ideja për bashkangjitje në faza, më shpejt nevojitet të bëhen anëtare të BE-së dhe në llogari të kësaj të mos kenë të drejtat e plota në dhjetë vitet e para: të mos kenë të drejtën e veto-s, të mos kenë eurokomisioner e kështu me rradhë. Për shtetet tona më me rëndësi është të kemi një datë për anëtarësim se sa të kemi meninë e plotë të BE-së.”, tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për eurointegrime.
Saracin: Përfitojmë në fushën e ekonomisë
Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor Manuel Saracin theksoi përfitimet nga procesi i ripërtëritur i Berlinit në fushën e ekonomisë
“Viti 2022 është vit i kthesave. Po shkohet një hap para për përshpejtimin e eurointegrimeve duke u përfshirë në tregun e përbashkët.”, tha Manuel Saracin, përfaqësues special i BE-së.
Të martën në Tiranë mbahet samiti Bashkimi Europian- Ballkani Perëndimor.