Njëzet e pesë persona janë arrestuar në bastisje në të gjithë Gjermaninë, të dyshuar për komplot për të rrëzuar qeverinë.
Siç raporton BBC, grupi i figurave të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarak planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin, transmeton Reporteri.net.
Një gjerman i referuar si një princ i quajtur Heinrich XIII, 71, dyshohet se ka qenë figura kryesore në planet e tyre.
Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger (Qytetarët e Rajhut), e cila ka qenë prej kohësh në vëzgimin ee policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.
Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që thuhet se kanë komplotuar për të përmbysur republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së 1871.