Përfaqësuesit e autobusave privat me kërkesë për takim me kryeministrin Kovaçevski

Shoferët e autobusave privat kanë vazhduar protestat edhe sot duke i lokalizuar para Qytetit të Shkupit.

Marketing

Ata kanë dërguar edhe një kërkesë deri te kryeministri Kovaçevski që t’i pranojë në bisedë rreth ngjarjeve me transportin privat në Qytetin e Shkupit. Ku deri më tani sipas tyre institucionet kompetente për këtë siç janë NQP dhe kryetarja e Qytetit nuk i kanë pranuar në takim.

Ja letra e plotë:

Deri te kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Prej: Përfaqësuesve të autobusave privat në qytetin e Shkupit

”I nderuar, ju drejtohemi dhe ju lusim të ndani kohë të na pranoni në bisedë në lidhje me ngjarjet e transportit privat në qytetin e Shkupit, ku ata që duhet të jenë kompetent NQP -Shkup dhe Danella Arsovska nuk na pranojnë dhe mendojmë se na duhet ndihmë nga institucioni i lartë i Qeverisë si qytetarë të RMV-së kërkojmë të na pranoni” – thuhet në letrën e përfaqësuesve të autobusave privat.