Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka publikuar projektin më të ri.
“Imagjino” quhet kënga e re e prodhuar nga EmraCOM, me tekst të Ghulos.
Për muzikën është përkujdesur Granit Gashi ndërsa orkestrimin e bëri Alban Furtuna.
Ndiqni këngën më poshtë:
Në anën tjetër, edhe mikja e Sinanit, Vjollca Haxhiu ka publikuar këngë.
Kënga e Vjollcës quhet “Overdoze”, e sjellur po ashtu nga EmraCOM.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Granit Gashi.
Orkestrimin e kanë bërë Wirusi dhe Granit Gashi.