Ardhja e ekipit të ekspertëve amerikanë për të kontrolluar nëse zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm ishin të përfshirë në korrupsion është një tregues se ne nuk i kemi kryer detyrat tona dhe njëkohësisht dështim për ne, thotë kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska me rastin e Ditës Botërore Kundër Korrupsionit.
Ky komision mirëpret aktivitetin për ndihmë, teksa thonë se deri më tani nuk kanë marrë ftesë për t’u takuar dhe se çfarë bashkëpunimi do të kenë pritet të shihet më tej.
“Në parim, ne si Komision, çdo luftë apo aktivitet kundër korrupcionit e shohim të mirëseardhur. Dhe kjo e fundit, duke e pasur parasysh se të gjitha rekomandimet që i kemi marrë nga faktori i jashtëm, duke e përfshirë atë të Amerikës, nuk janë marrë mjaft seriozisht që vetë t’i kryejmë detyrat. Ambasadorja tha se ishte e habitur nga mënyra se si u zgjodh prokurori,çfar u ndëmor nga ana jonë, madje as ai nuk tregoi përgjegjësi morale për t’u tërhequr.Për ne është dështim, pasi që ne nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë. Ne jemi një kandidat serioz për anëtarësim në BE, amerikanët na mbështesin në këtë, por në realitet, ne kemi problem me sistemin e drejtësisë dhe duhet ta zgjidhim atë”, u shpreh kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska.
Komisioni kundër Korrupsionit njoftoi se do të kontrollojë dosjet e kandidatëve në akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë dhe nëse ka raste të dhënies së parakohshme të provimit të jurisprudences. Me ndihmën e inspektoriatit arsimor, ata do kontrollojnë edhe universitetet e tjera se çfarë çertifikata kanë dhënë.
“Pyetja për ne është kush nga gjyqtarët dhe prokurorë publikë, Cilët prej tyre kanë shkelur ligjin dhe kanë dhënë para kohe provimin, dhe nga ana tjetër, është ndarës apo i drejtësisë, ose janë prokurorë ose gjyqtarë?”, theksoi Ivanovska.
Deri më tani, KSHPK ka marrë 43 raporte për korrupsion të mundshëm.