Bashkimi Evropian kërkon që lufta kundër korrupsionit të vazhdojë përmes institucioneve. Ato duhet të veprojnë dhe të parandalojnë korrupsionin, thotë euroambasadori Dejvid Gir. Sipas tij Maqedonia është në udhëkryq dhe duhet të zgjedh nëse do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër korrupsionit ose do të lejojë skemat e korrupsionit të lëshojnë rrënjë edhe më thellë.
“Por si ta luftojmë korrupsionin?! Para së gjothash përmes institucioneve shtetërore. Ata duhet të veprojnë për të reduktuar hapësirën e korrupsionit, kjo nënkupton zbatimin e ligjeve dhe kodeve, promovimin e meritave dhe sanksione të forta për shprehitë korruptive. Kjo nënkupton implementimin dhe sforcimin. Kjo do tëthotë kur dikush uzurpon tokë dhe ndërton në të, prukuroria duhet të veprojë dhe gjykata të përgjigjet shpejtë, pavarësisht se kush është ai person, sa ndikim dhe sa lidhje ka”, u shpreh ambasadori i BE-së, Dejvid Gir.