Botërori 2022/ 18.5 mln $ shpërblim për ekipet çerekfinaliste

Pjesëmarrja në Botërorin e Katarit, ka vlera jo vetëm sportive, por edhe ekonomike, madje direkte. Shpërblimet e FIFA-s për çdo arritje janë të mëdha dhe ndihmë e madhe për federatat.

Marketing

Tetë kombëtaret e mbetura në garë në Kupën e Botës me siguri do të marrin në shtëpi të paktën 18.5 milionë dollarë secila. 1.5 milionë për shpenzimet e përgatitjes për Kupën e Botës dhe 17 milionë për arritjen në çerekfinale. Shumat do tyë rriten ndjeshëm për ekipet gjysmëfinaliste, si dhe për ato që luajnë për vendin e tretë dhe të katërt të botërorit.

Kalimi në gjysmëfinale do t’i garantonte Federatave një minimum prej 26.5 milionë dollarësh, gjithmonë duke patur parasysh shpërblimin për rezultatin e arritur dhe 1.5 milionë për shpenzimet e përgatitjeve. Kombëtarja që do të jetë e treta në fund të botërorit do të përfitojë 28.5 milionë. Vendi i dytë 31.5 ndërsa kampionët e botës plot 43.5 mln dollarë.