Kuvendi do ta mbajë seancën e 95-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 95-të, në rend dite të së cilës janë 32 pika, në mesin e të cilave edhe Propozim ligji për realizimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, me procedurë të shkurtër

Marketing

Në rend dite të seancës së sotme me procedurë të shkurtuar mes tjerash janë edhe propozimet për ndryshimin e ligjeve për dokumentet e udhëtimit, për shtesat e të rinjve dhe për racionet e studentëve.