VMRO: Sot kemi panik dhe alarme të reja për bomba, Spasovski të jap dorëheqje

Pas alarmeve të rrejshme për disa ditë me radhë, kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se Spasovski që para një muaji deklaroi se hetimi vetëm sa nuk ka treguar se kush qëndron pas alarmeve për bomba, por ja që sot kemi kaos, panik dhe alarme të reja për bomba. Nga atje kanë shtuar se Spasovski duhet të dorëhiqet menjëherë

Marketing

“Më shumë se një muaj shkollat e mesme dhe fillore, qendrat tregtare, Banka Popullore, ndërtesa banimi, ministri dhe institucione tjera shtetërore janë cak i alarmeve për bomba, ndërsa ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski nuk mund të zbuloj se kush qëndron pas këtyre alarmeve të rrejshme”, thonë nga VMRO.

Sipas tyre, ajo që më së paku mund të bëj Spasovski është që të tregoj pak moral dhe të jap dorëheqje të parevokueshme.

“Paaftësinë e tij e paguajnë qytetarët. Kjo duhet të ketë një fund”, shtojnë në fund nga atje.