Bekteshi-Han:RMV dhe Sllovenia me projekte të përbashkëta

Ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit Teknologjik të Sllovenisë, Matjezh Han gjatë qëndrimit të tij në Shkup nënvizoi raportet e mira bilaterale mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë, duke nënvizuar thellimin edhe më të madh të këtij bashkëpunimi dhe realizimin e shumë projekteve të përbashkëta nga fusha ekonomike, me theks të veçantë atë energjetike.

Marketing

“Mund të konstatoj se kishim një diskutim shumë të frytshëm dhe konkret dhe besoj se do ta thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin me Republikën e Sllovenisë. Do të realizojmë shumë projekte të përbashkëta në të ardhmen”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

“Dua të theksoj se marrëdhëniet bilaterale me republikën e Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë janë shumë të mira, tradicionalisht kanë qenë të mira edhe në të kaluarën.

Reklama

Sllovenia është vend miqësor me RMV, kështu edhe do të mbetet edhe në të ardhmen, do t’ju mbështesim në rrugën tuaj drejtë BE-së”, tha Matjezh Han, ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit Teknologjik të Sllovenisë.