Qeveria e RMV-së: SHA EMV prodhoi 15.093 MWh energji elektrike

SHA EMV dje (17 dhjetor) prodhoi 15.093 MWh energji elektrike, me çka tërësisht i përmbushi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Marketing

Në termoelektrana janë prodhuar 13.272 MWh, ndërsa në hidroelektrana dhe në parkun me erë Bogdanci janë prodhuar 1.821 MWh.

Në 24 orët e fundit përmes EMV Shitje janë furnizuar 850 MWh energji elektrike. Ajo është energji elektrike dedikuar për spitalet, kopshtet, shkollat, ndërmarrjet publike, kapacitetet nga industria ushqimore, objekte të infrastrukturës vitale në shtet, ceket në kumtesën e Qeverisë.