Musk pyet ndjekësit: A duhet të jap dorëheqjen si pronar i Twitter?

Pasi pyeti 122 milionë ndjekësit e tij nëse duhet të rivendosë llogaritë e gazetarëve të pezulluar, Elon Musk publikon një tjetër sondazh në Twitter, por këtë herë për të ardhmen e tij.

Marketing

Pronari i platformës ka pyetur përdoruesit nëse duhet të largohet nga roli i CEO, duke siguruar se cilido qoftë rezultati, ai do ta respektojë atë.

Është ky një tjetër provokim i miliarderit, që do të bëhet i ditur vetëm pas njëmbëdhjetë orësh, kur të përfundojë anketimi.

Ndërkohë, pas publikimit të sondazhit, Musk postoi një mesazh të fshehtë në Twitter: “Kini kujdes se çfarë dëshironi, sepse mund të ndodhë”.