Festimet e Argjentinës për fitoren e Kupës së Botës duket se kanë përfunduar tragjikisht. Një tifoz ka humbur jetën gjatë festimeve, e ndërsa një 5-vjeçar ndodhet në koma, ndërsa tifozët u përleshën me policët dhe ekipi duhej të evakuohej me helikopter.
Fotografitë tregojnë skena të egra të autobusit të ekipit të rrethuar nga policia pas trazirave ndërsa rreth katër milionë njerëz dolën në rrugët e Buenos Aires.
Por skenat u bënë gjithnjë e më kaotike pasi tifozët filluan të sulmojnë autobusin e ekipit – duke përfshirë përpjekjen për t’u ngjitur tek ata dhe duke u hedhur nga urat.
Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, një tifoz ishte në çati duke festuar dhe ka rënë nga lartësia duke humbur jetën.
Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës i dhanë fitoren e parë Argjentinës në Kupën e Botës që prej kohës kur Diego Maradona udhëhoqi ekipin drejt fitores në 1986.
Finalja e pabesueshme 3-3 kundër Francës, e cila përfundoi duke u vendosur me penallti, ka ndezur një javë festimesh në të gjithë Argjentinën.