Cikloni i acartë në SHBA, 46 mjete përfshihen në aksident (VIDEO)

Një aksident në të cilin u përfshinë 46 automjete dhe ku raportohen të paktën 4 viktima, u shkaktua të premten e 23 Dhjetorit në Ohio, ndërsa shkak ka qene cikloni që po godet SHBA-në.

Marketing

Pasagjerët e mjeteve të përfshira u dërguan me autobus në ambientet me ngrohje të zonës, e cila është goditur nga fenomeni i ciklonit ditët e fundit. Më pas, ka nisur procesi i largimit të automjeteve, me qëllim rihapjen e rrugës e cila mbeti e bllokuar për thuajse 7 orë.

Autostradat e mbyllura dhe anulimet e mijëra fluturimeve e vështirësuan jashtëzakonisht shumë udhëtimin e miliona qytetarëve, vetëm pak orë para Krishtlindjeve.

Marketing