Besimi: Bisedohet për taksë të re mbi fitimin shtesë

Ministri i Financave Fatmir Besimi duke folur për reformat tatimore njofton se ato nuk kanë të bëjë vetëm me të ardhurat fiskale, por bazohen në strategjinë e reformës tatimore te miratuar nga qeveria në dhjetor 2020.

Marketing

“Fillimisht dua të theksoj se reforma tatimore nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat fiskale, por bazohet në strategjinë e reformës tatimore e miratuar nga qeveria në dhjetor 2020, ku synimet kryesore të asaj reforme janë vendosja e një sistem tatimor që do të mundësojë rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të përshpejtuar, bazuar në teknologjitë e reja dhe përmirësimin e efikasitetit të sistemit tatimor”, deklaroi Fatmir Besimi.

Duke folur për lirimin nga taksat, në kohën kur shumë vende të Bashkimit Evropian vendosin taksa për kompanitë që kanë realizuar miliona fitime shtesë, e RMV-ja liron nga tatimi kompanitë e vogla që kanë të ardhura deri në tre milionë denarë. Besimi thotë se po bisedohet me odat ekonomike për një taksë të veçantë, të re e cila do të jetë e jashtëzakonshme, e që bëhet fjalë për taksë mbi fitimin shtesë, duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera, si Britania e Madhe, Italia, Hungaria, Kroacia etj. .,

“Ajo që po diskutojmë tani me dhomat e tregtisë është që në katër vitet e fundit, ato kompani që kanë mbi 10 milionë euro të ardhura vjetore dhe fitimin e tyre gjatë vitit 2022 dhe pjesa që është arritur mbi 20 për qind në katër vitet e fundit do të krahasohen, vetëm ajo pjesë do t’i nënshtrohet taksimit me këtë taksë të re. Për tatim nuk merren parasysh vitet në të cilat nuk është bërë fitim. Jemi në fazën e debatit dhe nëse gjejmë mirëkuptim, edhe pse sigurisht që do të ketë reagime, mund të kontribuojë”, thotë Besimi.

Sipas Besimit, baza tatimore propozohet të rritet në dy baza: njëra bazë është reduktimi i ekonomisë gri, për të cilën ka strategji të veçantë dhe aspekti i dytë është duke ulur të ashtuquajturat kosto tatimore ose duke rishikuar listën e përjashtimeve nga taksat. Efekti fiskal i kësaj pakete, e cila është për votim në Kuvend, sipas Besimit, kap vlerën e 76 milionë euro./KlanMacedonia

Marketing