Të paktën 38 njerëz kanë vdekur nga moti i ftohtë që ka goditur SHBA-në dhe Kanadanë.
Zyrtarët thonë se 34 njerëz vdiqën në të gjithë SHBA-të, me zonën më të goditur të qytetit Buffalo, në shtetin e Nju Jorkut, raporton BBC.
Katër njerëz mbetën të vdekur në Kanada kur një autobus u përmbys në një rrugë me akull pranë qytetit Merritt, në provincën perëndimore të British Columbia.
Mijëra fluturime janë anuluar, duke penguar shumë njerëz që të arrijnë te familjarët e tyre për Krishtlindje.
Më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit të erës të dielën.
Stuhia dimërore e “ciklonit të bombës” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimin nëpër SHBA.