E përderisa social-demokratët në pushtet nuk mendojnë për zgjedhje të parakohshme, VMRO-DPMNE-ja opozitare mbështet të gjitha llojet e iniciativave që do të rrëzojnë pushtetin aktual.
Nënkryetari i partisë, Misajlovski, thotë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme këtë vit, sepse gjendja ekonomike, korrupsioni dhe krimi janë alarmante.
“Më së miri është që Kovaçevski vetë të tërhiqet dhe mos të rrezikojë më tej shtetin. Në vend që t’i shërbej BDI-së do të ishte mirë që të filloj t’i shërbej popullit. Do të thoja është e pashmangshme që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje dhe kjo do të ndodhë.”, – theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE – së, Vlado Misajlovski.