Një 23 vjeçare nga Shkupi është arrestuar sot pasi ishte e dënuar me burg prej një viti. Ajo ka kryer vjedhje të rëndë, ndërsa nga policia thonë se do të dërgohet në institucionin penal kompetent për vuajtje të dënimit.
“Sot (27.12.2022) në ora 11:05 në zonën e Shuto Orizares – Shkup, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup privuan nga liria E.E(23) nga Shkupi. Ajo kërkohej me urdhër qendror të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej një viti për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ nga neni 236 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.