Mjekët në Arabinë Saudite kanë arritur që një djali 9 vjeçar t’ia largojnë nga barku brushën e dhëmbëve.
Kirurgët mundën të hiqnin brushën me anë të endoskopi, një tubi të hollë me dritë i pajisur me kamera, transmeton Insajderi.
Procedura e largimit ka zgjatur rreth 20 minuta.
Nuk dihet saktësisht se si kishte ndodhur ngjarja. Por, raportohet se djali aksidentalisht kishte gëlltitur brushën, e cila kishte arritur në një pikë kritike në barkun e tij, që mund të shkaktonte bllokim vdekjeprurëse të zorrëve.