Shkenda i thotë JO hapjes së qendrës në Beograd!

Shkenda Dubova me brand-in e saj është thuajse kudo tash!

Marketing

Qendrat e dobësimit janë në disa shtete të Europës dhe së fundmi, përmes një interviste në Prive, u kuptua edhe hapi i radhës, ai i zgjerimit përtej oqeanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për pjesën personale dhe atë të punës, si rrallë herë e moti, Shkenda foli gjerë e gjatë në 50 pyetje.

E në kuadër të strategjisë që njeh veç rritje e zgjerim të biznesit, duket se Shkenda ka pasur edhe oferta të tjera.

Mësohet se për franchise-n, interesimi nuk ka munguar as në Serbi. Por, përgjigja e Shkendës? Refuzuese.

Arsyet i di më së miri vetëm ajo, përse refuzoi hapjen e Qendrës në Beograd.