S’pranonin fejesën me marokenin. Fisi rreh 18-vjeçaren shqiptare bashkë me familjen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Një fejesë mes një vajze shqiptare dhe një djali maroken është bërë shkak për përplasje fizike mes 10 personave. Familja e vajzës shqiptare nuk ishte dakord për lidhjen e dy të rinjve.

Marketing

Mediat italiane bëjnë me dije se 18-vjeçarja shqiptare dhe partneri i saj 21-vjeçar nga Maroku kishin nisur një lidhje dashurie prej kohësh, ndërsa mbrëmjen e djeshme çiftin kishte dalë për një shëtitje me motrën e 18-vjeçares në Piazza Roma, ku janë hasur në rrugë me disa të afërm të 18-vjeçares.

Bëhet fjalë për xhaxhain e vajzës dhe bashkëshorten e këtij të fundit të shoqëruar nga disa miq të tyre. Ata menjëherë kanë nisur të ofendojnë shoqëruesit e vajzës.

Në atë moment vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë por u qëllua me shuplakë ndërsa njëri nga familjarët e kapi nga flokët.

Edhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij. Gjatë përleshjes janë shfaqur nga hiçi të tjerë familjarë të shqiptarëve, përfshirë një 32-vjeçar, i cili ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe një 37-vjeçar që ka gjuajtur çiftin me shishe birre.

“Përforcimet” nuk kanë përfunduar. Atje kanë shkuar të afërm të tjerë shqiptarë. Një 67-vjeçar dhe djali i tij 23 vjeç.

Pavarësisht kësaj motrat dhe marokeni arritën të largoheshin. Dy vajzat shqiptare shkuan në shtëpi, ndërsa disa prej të afërmve, më konkretisht 32-vjeçari, 37-vjeçari dhe 23-vjeçari, duke menduar se do të gjenin të riun maroken kanë shuar në apartamentin e vajzave. Ata kanë thyer derën dhe më pas kanë shtyrë babain e vajzës.

Ata kanë dhunuar jo vetëm të renë, por edhe nënën e saj. Pas ndërhyrjes së karabinierëve u bë e mundur shuarja e sherrit. Ndërkohë, 67-vjeçari, 37-vjeçari dhe 32-vjeçari janë larguar me shpejtësi.