Dje në ora 16:30 në një qendër tregtare në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.M. (37) nga Gostivari. Ajo është kap duke kryer një vjedhje në qendrën tregtare, gjatë së cilës kishte marrë disa sende.
Gjësendet e vjedhura u janë kthyer pronarëve, kurse I.M. është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të përgaditet kallëzim përkatës.