Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka pritur në takim kampionin e kickbox-it nga Kumanova që jeton në Austri, Lavdrim Rexhepi.
Këtë fundvit kam pritur kampionin e kickbox-it, Lavdrim Rexhepin nga Kumanova që jeton dhe vepron në Austri.
Diskutuam për sfidat të cilat ka pasur deri më tani dhe e këshillova se vetëm me përkushtim dhe me punë arrihen sukseset.
E përgëzova për karierën e sukseshme që ka pasur deri më tani dhe më premtoi se do të vazhdoj të na bëj krenarë edhe më tej në këtë fushë.