Nata e Vitit të Ri, klinikat me ekipe kujdestare

Në vigjilje të shënimit të natës së Vitit të Ri, të gjitha Klinikat, duke llogaritur edhe Klinikën Universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimim dhe mjekim intensiv dhe Qendrën urgjente si dhe Klinika Universitare për toksikologji, por edhe institucionet tjera shëndetësore publike, janë gati me ekipe kujdestare për të siguruar mbrojtjen e domosdoshme për pacientët – ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Me rastin e kremtimeve, MSH-ja bën thirrje që Nata e Vitit të Ri, të shënohet qetë dhe me dinjitet, të kihet kujdes me ushqimin dhe pijet alkoolike, për t`iu shmangur pasojave të padëshiruara – helmimeve alkoolike dhe të mos shfrytëzohen mjete të ndryshme piroteknike që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore.