Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po ndërton një rezidencë shumëmilionëshe në Sarandë, ku familja e saj i ka rrënjët, sipas një burimi për Page Six.
Sipas burimit, shtëpia, e re në qytetin bregdetar do të ketë pamje madhështore nga deti Jon.
Lipa, e lindur në Britani nga prindër emigrantë shqiptarë, Anesa dhe Dukagjin Lipa, iu dha shtetësia shqiptare në nëntor nga presidenti Bajram Begaj.
Fituesja e çmimit Grammy jetoi në Kosovë me familjen e saj nga mosha 11-15 vjeç, duke thënë për NPR , “Unë nuk do ta ndryshoja atë për botën sepse me të vërtetë më ndihmoi të bëhesha kjo që jam”.
Në vitin 2016, këngëtarja dhe babai i saj themeluan Fondacionin Sunny Hill për të mbledhur fonde me koncerte vjetore në Shqipëri për të ndihmuar njerëzit që përjetojnë vështirësi financiare.
Në verën e vitit 2021, ajo pushoi në vendin ballkanik me familjen dhe të dashurin e atëhershëm Anëar Hadid dhe darkoi me kryeministrin Edi Rama.