Ish-futbollisti anglez Jermain Defoe është ndarë nga gruaja e tij vetëm disa muaj pas martesës së tyre e cila kushtoi 200 mijë funte.
Ish-ylli i Spurs dhe West Ham – i cili u martua pak më shumë se gjashtë muaj më parë – i kaloi Krishtlindjet e tij në ishullin e Karaibeve të St Lucia, ndërsa gruaja e tij Donna qëndroi në shtëpi në Glasgoë.
Defoe, 40 vjeç, së fundmi është fotografuar pa unazën e tij të martesës, ndërsa Donna ka kthyer mbiemrin e saj të vajzërisë Tierney në internet.
40-vjeçarja gjithashtu nuk e ndjek më bashkëshortin e saj në rrjetet sociale.
Ata të dy gjithashtu kanë hequr fotot e njëri tjetri në Instagram!
The Sun të dielën zbuloi se Defoe e ka tradhëtuar bashkëshorten e tij vetëm një muaj pasi ata u martuan.