Lens ka fituar ndeshjen ndaj Paris Saint Germain.
Kampioni në fuqi u mposht 3:1 nga Lens, shkruan lajmi.net.
Lens gjetën golin mjaft herët duke shënuar në minutën e 5’.
Ishte Frankowski që realizoi dhe i dha epërsinë vendasve.
Megjithatë, parisienët reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin.
Hugo Ekitike shënoi dhe çoi shifrat në 1:1.
Vendasit arritën të rikthejnë rezultatin në favor të tyre.
Në minutën e 28’ Openda shçnoi për 2:1.
Pjesa e dytë sërish nisi më mirë për Lens. Ata gjetën golin e tretë në këtë takim.
Po zhvillohej minuta e 48’ kur Claudo Mauricio shënoi për rezultatin final 3:1.
Pas kësaj humbje Parisi mbanë pozitën e parë me 44 pikë.
Kurse, Lens qëndron në vendin e dytë me 40 pikë gjithsej.